Më shumë se dy vjet që kur Ronaldo shënoi gol nga gjuajtja e lirë – që atëherë, Messi e bëri 18 herë

Prishtinë | 05 Jan 2020 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo, ka shkuar tashmë dy vite pa shënuar gol nga gjuajtja e lirë.

Skuadra e Juventus duhet të mendojë seriozisht që ta mbajë yllin portugez sa më larg gjuajtjeve të lira, pasur parasysh rekordin negativ të këtij të fundit.

Ronaldo nuk ka shënuar akoma gol nga gjuajtja e lirë me fanellën e Juventus, dhe rekordi i tij po shkon duke u bërë më keq çdo ditë.

Ishte data 16 dhjetor, viti 2017, kur Ronaldo shënonte gol nga gjuajtja e lirë, me fanellën e Real Madrid, përcjell lajmi.net.

Kjo ndryshe përkthehet si 748 ditë, 17952 orë dhe 1077120 minuta pa shënuar nga gjuajtja e lirë.

Në anën tjetër, rivali i tij, lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, qëndron shumë më mirë në gjuajtjet e lira.

Gjatë kësaj periudhe që CR7 nuk ka gjetur golin, Messi e ka bërë plot 18 herë.

Të ngjashme