Me tri blerje të mëdha, kështu pritet të jetë formacioni i Bayernit për sezonin e ri

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Bayern Munich është duke dominuar në futbollin gjerman në vitet e fundit, por kanë humbur shkëlqimin në Evropë.

Kampioni i shumëfishtë i Gjermanisë ka për qëllim që ta fitojë përsëri Ligën e Kampionëve dhe kjo është arsyeja që duan transferime të mëdha.

Drejtori sportiv Hasan Salihamidzic ka njoftuar tanimë se do të ketë prurje të reja në skuadër për tu përforcuar për objektivin e ri.

Ylli gjerman i Manchester City, Leroy Sane është objektivi kryesor i klubit dhe Bayerni është pranë mbylljes së marrëveshjes me të.

Ndërkohë gjiganti gjerman do të bëjë dy transferime të mëdha në mbrojtje, ku pritet transferimi i mbrojtësit të djathtë të Ajaxit, Sergio Dest.

Sa i përket për qendrën e mbrojtjes aty pritet transferimi i Dayto Upamecanos, i cili ka një marrëveshje personale me Bayernin.

Transfermarkt ka publikuar edhe formacionin e bavarezëve për edicionin e ri, ku Manuel Neuer pritet të jetë në portë, teksa rezervë e tij do të jetë Alexander Nubel.

Mbrojtja do të përbëhet nga Dest dhe Davies në krah, ndërsa Upamecano dhe Alaba në qendër. E lojtarët që do të luftojnë për një vend në formacion janë Benjamin Pavard, Lukas Mai si dhe dyshja Niklas Sule e Lucas Hernandez deri sa të kthehen nga lëndimet.

Mesfusha është fantastike me Thiago Alcantaran dhe Joshua Kimich në defensivë, ndërsa Thomas Muller pritet të jetë më i avancuar.

Leon Goretzka e Javi Martinez do të luftojnë për një pozitë në këtë repart.

Faza e sulmit nuk do shumë koment pasi pritet të jetë e zjarrtë, me dyshen Leroy Sane e Serge Gnabry në krahë, derisa Robert Lewandowski në qendër.

E për këto tri pozita do të luftojnë Kingsley Coman, Ivan Perisic, Fiete Arp e Joshua Zirkzee.

Të ngjashme