Meçi i Joshuas shtyhet për korrik

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Meçi i shumëpritur i Anthony Joshuas me Kubrat Pulevin është shtyrë për në korrik.

Këtë e ka bërë të ditur të martën pasdite promotori Eddie Hearn për Sky Sports News, raporton Koha.net.

Është caktuar që superylli i boksit profesionist, Joshua, të boksojë më 20 qershor në stadiumin e Tottenhamit. Por meçi me shumë mundësi do të zhvillohet gjatë korrikut.

Meçi është i vlefshëm për titujt e botës në kategorinë e rëndë në versionet WBA, IBF dhe WBO. Janë këta tre prej katër titujve të mëdhenj në boksin profesionist. Titullin në versionin WBC e mban Tyson Fury.

Të ngjashme