“Meda” zgjidhet president i klubit kosovar

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur kosovar, Mehdin Pergjeçaj, më mirë i njohur në publik me pseudonimin “Meda”, është zgjedhur president i klubit të ri kosovar, “F.C Hajvalia 2020”, i cili u themelua ditë më parë, shkruan Gazeta Express.

“Medës” mirëseardhje përmes rrjeteve sociale i ka uruar klubi i sapoformuar.

“Të dashur qytetarë të Hajvalisë, Të nderuar sportistë, “F.C Hajvalia 2020” ka nderin dhe kënaqësinë që të prezantoj para jush një figurë të shquar në Kosovë. Një prej artistëve më të mëdhenjë kosovar, një tifoz i madh i futbollit, sot, zyrtarisht, është zgjedhur president i klubit tonë. Zonja dhe zotërinjë, Mehdin Pergjeçaj – MEDA!”, ka njoftuar “F.C. Hajvalia 2020”.

Nga ana e tij, presidenti i ri i klubit e ka shprehur nderin dhe privilegjin për postin që iu besua, duke u shprehur i gatshëm për të ndihmuar.

Sipas tij, Hajvalia ka nevojë për një klub futbolli dhe i ka përgëzuar themeluesit e klubit.

“Meda” ishte pjesë e ish-klubit, Hajvalia, i cili i kishte arritur majat e futbollit kosovar, ndërsa më pas ishte shuar.

Të ngjashme