Medaljen e artë nga Madridi, kampionja Beqa ua dedikon dëshmorëve

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 11:49 | Nga

Kampionia botërore e fitnesit, kosovarja Geta Beqa, ka dalë sërish triumfuese ditë më parë edhe në garën Elite Pro në Madrid, nga ku u kthye me medalje të artë.

Kampionia e fitnesit, e ftuar mbrëmë në Nd’rrimin e Natës në Klan Kosova, ka rrëfyer për sakrificat që i është dashur të bëjë për të arritur t’i mposhtë garueset e tjera në kategorinë e saj, ndërsa ka zbuluar se çmimin e fituar së fundmi, ua dedikon dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovë.

“Këtë çmim kam vendosur t’ua dedikoj të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën që ne të jetojmë të lirë. Duke filluar nga familja e madhe e komandantit Adem Jashari, familjes Haradinaj e dëshmorëve në Gjakovë. E po ashtu edhe shoqes sime Yllka Domit, që është njëra ndër të zhdukurit”, ka thënë Geta në emisionin Nd’rrimi i Natës.

View this post on Instagram

Ndjehem shumë e privilegjuar që arrita të përfaqsoj Kosovën në ELITE PRO MADRID, ka qen një periudhë shumë e vështir për mua për Schengen Visa dhe akoma kam problem ?, Spanja më bëri ftes speciale, sepse më vlersojn si Atlete të kompletuar, ku unë në vitin 2017 kam marr dy tituj ne Spanje, Kampionatin Evropjan dhe Arnold Classic Europa, unë kam ende motiv të vazhdoj në garat Profesionale dhe mos të ndalem deri tek Kampionati Botëror. Dua ta falenderoj Ministrin e MKRS-së Kujtim Gashi që më mbështeti financiarisht, të jem pjesë e garës Profesionale në Madrid. Unë premtoj që do sjell edhe këtë vit kupën botërore ??? #kosova #champion #2018 #viti #sukses #?#?#fitore #proud #my #workout #exercise #everyday #dont #stop #for #your #dreams #thanksgiving

A post shared by GETTA BEQA (@gettabeqa) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme