“Medel na pëlqen shumë, por e ka pagën e lartë”

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 08:09 | Nga

Presidenti i Boca Juniorsit, Daniel Angelici pranon se Gary Medel është një lojtar që iu pëlqen shumë, por Interi duhet të ulë kërkesat e tij për çmim.

Mesfushori kilian ka qenë i lidhur ngushtë me një rikthim në skuadrën La Bombonera, duke kaluar 18 muaj me Boca përpara se të lëvizte në Evropë

“Medel? Është e vështirë”,pranoi fillimisht Angelici, duke folur në Radio Belgrano.

“Ai është një lojtar që na pëlqen shumë, kemi biseduar me agjentin e tij”.

“Medel ka një pagë shumë të lartë, dhe ka ende një ndryshim të madh [ndërmjet palëve]”, përfundoi presidenti i skuadrës së madhe argjentinase.

Reprezentuesi kilian më parë kishte oferta nga Trabzonspor dhe Tigres, por duket se ka vendosur të kthehet në Argjentinë.

Megjithatë, ai do të duhet të ulë pagën e tij për të përfunduar marrëveshjen me ish-skuadrën.

Të ngjashme