Medhi Benatia pritet të transferohet te Parma

Prishtinë | 16 Jan 2021 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Medhi Benatia mund të kthehet sërish për të luajtur në Serie A, tani për Parman.

Qendërmbrojtësi i ka kaluar dy vjet në Katar me skuadrën Al-Duhail.

“Sky Sport Italia” ka njoftuar se është bërë një ofertë zyrtare për 33-vjeçarin e mbrojtjes.

Ai nuk është i panjohur në futbollin italian pasi ka luajtur për Udinesen, Romën dhe Juventusin.

Benatia thuhet se është duke e marrë në konsideratë propozimin dhe pritet të japë përgjigje në ditët në vijim.

Marokeni do të ishte eksperiencë e vlefshme për Parmën, pasi i ka zhvilluar 153 ndeshje në total në Serie A.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme