Mediaset: Bonucci i ka thënë “po” ofertës së gjigantit italian

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 15:50 | Nga

SportMediaset në mënyrë senzacionale raporton se Milani ka bërë ofertë për mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci.

Qendër-mbrojtësi konsiderohet si më i miri në botë në pozitën e tij, dhe në dhjetor ka nënshkruar kontratë të re me Juven që e mbanë atë në Torino deri në vitin 2021.

Megjithatë, SportMediaset raporton se Bonucci ka pranuar t’i bashkohet Milanit, i cili ka dërguar edhe një ofertë në drejtim të Juves.

Thuhet se “Rossonerët” po ofrojnë Mattia De Sciglion, Alessio Romagnolin dhe një shumë të majme parash, me “Zonjën e Vjetër” që ka marrë 72 orë në dispozicion për të konsideruar ofertën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme