Mediat angleze: Juve mendon për Zidane, gati 8 milionë euro në sezon

Prishtinë | 07 Mar 2020 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Përveç Pep Guardiolës, në ëndrrat e Andrea Agnelit është edhe një tjetër trajner i madh, francezi Zinedine Zidane, i cili ka fitua tre herë radhazi Ligën e Kampionëve me Realin e Madridit, por që tani nuk po arrin të përsëritë të njëjtin sukses te spanjollët.

Pozitat e Zidane janë lëkundur javët e fundit, pasi Reali është eliminuar nga Kupa e Mbretit dhe është vetëm një ha larg lamtumirës edhe nga Champions League, ku humbi ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave ndaj Manchester Cityt.

Pikërisht për këtë arsye, Florentino Perez po mendon ndërprerjen e bashkëpunimit në fund të sezonit dhe ka nisur të përgatisë terrenin për të ulur në pankinë ish trajnerin e Tottenhamit, Maurizio Pochettino, i cili është pa punë që prej vjeshtës së kaluar.

Kaq ka mjaftuar që emri i Zidane të lidhet me një kalim te Juventusi, ndërsa mediat në Angli hyjnë edhe në detaje, duke thënë se Agnelli është gati t’i japë francezit një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon për ta rikthyer në Torno.

Zidane ka veshur fanellën e Juventusit si futbollist dhe ka marrëdhënie mjaft të mira me presidentin Angelli, ndërsa në çdo dalje publike nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për t’u rikthyer një ditë te bardhezinjtë.

Megjithatë shansi i vetëm që Zidane të mund të nënshkruajë me Juven, është nëse shkarkohet nga Reali i Madridit, me të cilin ka kontratë deri në verën e 2022-shit, pasi në të kundërt bardhezinjtë e kanë të pamundur të paguajnë për ta marrë./supersport

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme