Mediat çeke me shkrim ekskluziv për Kosovën

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Mediat në Çeki i kanë kushtuar një shkrim ekskluziv Kosovës nga okupimi e deri tek pranimi i Kosovës në UEFA më 2016.

Në këtë ngjarje padyshim që merita ka edhe biznesmeni shqiptar që jeton dhe vepron në Pragë, Bashkim Qazimi, i cili i është drejtuar kryetarit të atëhershëm të Federatës të Futbollit të Çekisë, Miroslav Pelta, për të ndihmuar Kosovën që të anëtarësohet në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian.

Vendimi për të pranuar pavarësinë e Kosovës hasi në kundërshtim në këtë vend, pas zhvillimeve të viteve të 90-ta në Ballkan dhe shkëputjes në vitin 2008 nga Serbia, dhe logjikshëm u kundërshtua edhe pranimi i Kosovës në UEFA, sidomos nga Spanja.

Bisedimet në Budapest ishin të komplikuara. Përsëritja e votimit përfundoi me rezultat 28 me 24 në favor të Kosovës.

Ndikimi i biznesmenit shqiptar ishte i madh tek Pelta. Në atë kohë ai kishte pozitë të lartë në qeverinë e futbollit, dhe pikërisht Bashkim Qazimi goditi aty ku duhet.

Me rekomandimin e ish-kreut të Federatës çeke, Miroslav Pelta, vendi ynë bëhet pjesë e UEFA-s.

“Më pëlqeu zotëri Pelta që nuk e përziu politikën në sport”- deklaron Qazimi.

Në anën tjetër ish-numri një i futbollit çek thekson se Federata ka kopjuar politikën e jashtme të vendit që ka njohur edhe pavarësinë e Kosovës.

“Mendimi i Federatës sonë të futbollit kopjoi politikën e jashtme të Republikës Çeke, e cila njohu Pavarësinë e Kosovës. Ishte kaq e thjeshtë. Unë jam i mendimit që nëse keni një Republikë dhe dëshironi të luani futboll, duhet të keni mundësinë. Plus, kur e dija që do të ishte një ekip i mirë futbolli, i cili tani po tregon. Është e qartë se politika gjithmonë do të pasqyrohet në futboll,“- shtoi Pelta.

Pelta kujton edhe rolin e bashkimit të tij me legjendën e ndjerë të futbollit të Kosovës Fadil Vokrri.

“Në qershor, në përvjetorin e vdekjes të Fadil Vokrrit. Unë isha i ftuar nga përfaqësuesit më të lartë të Federatës së Futbollit të Kosovës, ku morën pjesë edhe Kryeministrat e Kosovës dhe Maqedonisë. Ishte një ngjarje e nivelit të lartë. Më ftuan si mysafirë, për fat të keq nuk mund të merrja pjesë”- thekson Pelta.

Biznesmeni Qazimi i cili në Pragë drejton restaurantin luksoz “Kogo”, përmend diskriminimin që Federata çeke po iu bën tifozëve kosovarë duke mos i lejuar të blejnë bileta për ndeshjen që do të zhvillohet më 14 nëntor në stadiumin “Doosen Arena”, në kryeqytetin çek.

” Diskriminimi është diskriminim. Ne nuk jemi komb nga mali, ne jemi një komb i zhvilluar. Është keq kur futbolli përzihet me politikën. Tifozët bullgarë ishin racistë në ndeshjen me Anglinë. Si ka mundësi që Bullgarët mund dhe nuk e shqetësonin askënd në stadium më parë?”- shton Qazimi.

Si arsyetim Federata ka përdorur masat e sigurisë duke i lejuar vetëm ata që kanë pasaportë të Çekisë të blejnë biletën për ndeshjen.

Ndryshe edhe presidenti i Çekisë Milos Zeman, gjatë një vizite në Serbi pati deklaruar se do ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Të ngjashme