Mediat kroate: Kosovarët i ka kapur euforia për ndeshjen e nesërme

Prishtinë | 05 Tet 2016 | 16:01 | Nga

Përfaqësuesja e Kosovës pritet që nesër të luaj me përfaqësuesen e Kroacisë për Kupën e Botës. Ndeshja do të zhvillohet në Shqipëri, gjegjësisht në Shkodër në orën 20:45.

Mediat kroate thonë se kosovarët në prag të kësaj ndeshje me Kroacinë janë në eufori. Ata gjithashtu shkruajnë se më shumë se interesimi i madh i kosovarëve për këtë lojë, do ta mbushë stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja.

Index.hr shkruan se kosovarët mezi po e presin ndeshjen me Kroacinë, të cilët kroatët tashmë e shohin si fitore pasi lojtarët e përfaqësueses kroate janë lojtarë më të mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme