Mediat spanjolle nuk gjejnë fjalë për humbjen e Barçës

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

“Qesharake”, “Fiasko monumentale”… Shtypi spanjoll nuk ka gjetur mjaftueshëm fjalë për të përshkruar eliminimin mahnitës të ”FC Barcelona” të martën në mbrëmje në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve nga Liverpooli (3-0, 0-4), pas një ndeshjeje të konsideruar si “turp”.

Si rrallë herë, e përditshmja katalunase “Sport” nuk e ka zbukuruar pamjen e saj me asnjë foto, duke preferuar për këtë “ditë zie” një titull të shtypur me shkronja të mëdha në një sfond të zi: “Tallja më e madhe në histori”.

“Duke u eliminuar nga Liga e Kampioneve në Anfield në një mënyrë të pafalshme, Barça shkruan faqen e saj më të errët”, shkruan ‘‘Sport’’, duke shënjestruar përgjegjësinë e trajnerit Ernesto Valverde.

Për “Mundo Deportivo”, gazetë tjetër e madhe sportive në Barcelonë, fundosja e ekipit të Valverdes është thjesht një “turp”.

“Një Barçë pa shpirt që përjeton një shkatërrim në Anfield,” shkruan e përditshmja në faqen e parë.

“Qëllimi i 4-0, veprimi qesharak në goditjen anësore, është epitafi i një ekipi që mundësoi eliminimin e Romës një vit më parë në çerekfinale (4-1, 0-3)”, shton “Mundo Deportivo”.

Në Madrid, gazetat pro-Real duken më shumë të befasuara sesa tallëse, si simbol i një rruge që askush nuk e pa të vinte.

“Një gur i thyer në Anfield”, kështu e ka titulluar gazeta “As” shkrimin e saj me titrat: “Kasaphana e re e Barcelonës në Ligën e Kampionëve dhe lamtumirë tripletë” duke pasur parasysh kompeticionet La Liga-Kupa-Liga e Kampioneve që Barcelona shpresonte të riprodhonte si në 2009 dhe 2015.

Sa për gazetën sportive “Marca”, e lexuar gjerësisht në Spanjë, ajo rendit rrethanat që favorizuan Barcelonën.

“Me një fitore 3-0 në ndeshjen e parë, me yjet e Liverpool të plagosur, me La Ligën tashmë në xhep, me atë çfarë ndodhi në Romë, me finalen në Wanda Metropolitano, me Realin e eliminuar tashmë, me lojtarin më të mirë në botë”, ka detajuar Marca, duke iu referuar Lionel Messit, të përfaqësuar në një foto të vogël para një muri mbështetësish të “Të kuqve” dhe tabelës së panevojshme të rezultatit: 4-0 për Liverpulin. \

“Një dështim historik”, përfundon e përditshmja kryeqytetase.

Madje edhe shtypi josportiv u trondit nga kjo humbje: “Fiasko monumentale e Barcelonës nga Liverpooli”, kështu e kishte titulluar shkrimin e saj e përditshmja “El Pais” duke e ilustruar me një foto ku Messi shfaqet i habitur.

Dhe “El Mundo” e përmblodhi në një fjali gjendjen e përgjithshme: “Barça nënshkroi në Liverool një nga performancat më qesharake në historisë e saj”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme