Mediet serbe e quajnë provokim shqiponjën e atletit shqiptar (Video)

Prishtinë | 05 Mar 2017 | 10:42 | Nga Foto Arkiv

Izmir Smajilaj, shqiptari që fitoi medaljen e artë ne zemër të Beogradit i provokoi serbet duke bërë shqiponjën.

Gazeta e njohur serbë ‘Kurir’ e ka cilësuar si skandal të madh gjestin e bërë nga Izmir Smajilaj i cili pasi fitoi medaljen e artë në kërcim së gjati bëri me duar shqiponjën dhe i irritoi shumë serbët.

“Një tjetër skandal ndodhi sot në kampionatin evropian në Beograd me përfaqësuesin shqiptar në kërcimin së gjati Izmir Smajilaj. Ndonëse u përshëndet me duartrokitjet e publikut të Beogradit, ai u përgjigj me duart që simbolizojnë ‘shqiponjë dykrenore’ në flamurin e Shqipërisë. Ky veprim i Izmir Smajilaj provokoi audiencën. Përgjatë konkurrimit, ai ka marrë mbështetje nga publiku,” thuhej në lajmin e të përditshmes serbe.

Pas dronit të famshëm vite më parë tani kjo është goditja e radhës për shtetasit serb ne zemër të Beogradit tani nga ana e Izmir Smajlaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme