Mediumet gjermane e cilësojnë Rashicën, hero të Kosovës

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Në ndeshjen miqësore mes shokëve të Granit Xhakës dhe Milot Rashicës kishte edhe gazetarë të huaj, në mesin e tyre edhe gjermanë.

Faqja e njohur Deich Stube ka bërë një shkrim special për yllin e kombëtares së Kosovës, Milot Rashicën.

“Pasi përfundoi ndeshja shumë fëmijë vrapuan drejt heroit të tyre Milot Rashicës, për të bërë nga një selfie me telefon”.

Mediumi gjerman shkruan se Rashica është në rrugë të mirë për tu bërë superstar në botën e futbollit.

Të ngjashme