Mediumi serb e lartëson ish-boksierin kosovar Xhevdet Peci i cili vdiq dje

Prishtinë | 10 Maj 2022 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Për vdekjen e ikonës së boksit kosovar, Xhevdet Pecit, kanë shkruar edhe mediat serbe.

Ish-kampioni i shumëfishtë në ish-Jugosllavi vdiq të hënën në moshën 67-vjeçare.

Mediumi serb “Informer” ka shkruar sot për vdekjen e Pecit. Ky medium lartësoi ish-boksierin nga Mitrovica.

“Iku një nga më të mëdhenjtë! Ka ndërruar jetë Xhevdet Peci, një nga boksierët më të njohur të ish-Jugosllavisë”, thuhet në artikullin e publikuar sot.

Të ngjashme