Mediumi turk: Muriq ka pranuar ofertën e klubit anglez

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Ekipi i Fenerbahces do ta ketë të vështirë ta mbaj në skuadër sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi.

Së fundmi Muriqi ka marrë një telefonatë nga trajneri i njohur, Slaven Bilic, i cili drejton ekipin e West Bromwich.

Bromwch bën gara në “Championship” por që pritet të inkuadrohet në Premier Ligë sezonin e ardhshëm.

Mediumi turke “Aspor” ka publikuar bisedën mes Muriqit dhe Blicit. Sipas kësaj bisede, ylli kosovar ka pranuar ofertën e WBA-së.

“Ti je një sulmues shumë i mirë dhe kam qenë duke të përcjellur që një kohë të gjatë. Unë dua që të luash në WBA në sezonin e ri. Këtu yjet shkëlqejnë”, i ka thënë Bilic Muriqit.

“Të punoj me ty më bën shumë të lumtur. Ti vetëm duhet të arrish marrëveshje me ekpin tim. Unë me kënaqësi pranoj të luaj në Angli”, besohet t’i ketë thënë Muriqi.

Të ngjashme