Mekaj operohet me sukses: Do të kthehem së shpejti

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Basketbollisti i KB Rahoveci, Leonard Mekaj, është operuar me sukses.

Mekaj ka pësuar një dëmtim gjatë finales së Superkupës, në ndeshjen kundër Sigal Prishtinës.

Si pasojë e dëmtimit, lojtari është obliguar t ‘i nënshtrohet një operimi, të cilin ka njoftuar se e ka përfunduar me sukses.

Mekaj përmes një postimi në ‘Facebook’ ka falënderuar të gjithë për përkrahjen, në veçanti Spitalin Amerikan, ku edhe kreu intervenimin.

Ndër të tjerash, Leonardi ka shkruar se do të kthehet shpejtë. Më poshtë lajmi.net ua përcjell postimin e plotë të basketbollistit kosovar.

🙏

Operimi u krye me sukses!
Faleminderit @spitaliamerikan
Per kujdesin dhe profesionalizmin e treguar.
Gjithashtu falenderoj Familjën,Shokët,Klubin dhe te gjithë Tifozët per perkrahjen e madhe qe ma keni bërë.
I’ll be back soon!

Të ngjashme