Memphis Depay së shpejti në Barcelonë

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Memphis Depay së shpejti pritet të prezantohet si lojtar i Barcelonës.

Siç raporton mediumi holandez “De Telegraaf”, katalanasi pritet që së shpejti ta zyrtarizojë marrëveshjen. Reprezentuesi nga Holanda ishte lidhur me një bashkim me teknikun e ri të Barçës Ronald Koeman në “Camp Nou”.

“Blaugranët” pritet ta zyrtarizojnë këtë marrëveshje dhe ta prezantojnë Depayin si lojtarin më të ri të tyre më vonë këtë javë.

Nëse Depay do të transferohet te Barça, atëherë do të bashkohet me trajnerin Ronald Koeman, me të cilin ka punuar te Holanda.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme