Menaxheri dhe vëllai i Ramosit e kritikon ashpër Real Madridin

Prishtinë | 04 Jan 2021 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Rene Ramos, vëllai dhe menaxheri i Sergio Ramosit, e ka kritikuar ashpër Real Madridin për çështjen e kontratës së mbrojtësit spanjoll.

Ramosit i mbaron marrëveshja me Real Madridin pas gjashtë muajve, pra në përfundim të këtij sezoni, për klubi edhe nuk ka treguar ndonjë shenjë se do ta vazhdojë ujdinë me kapitenin.

34-vjeçari është i lirë të bisedojë me klube të tjera tani, për ndonjë marrëveshje transferimi në fund të sezonit.

Ramos u zgjodh në formacionin e lojtarëve më të mirë, të cilët janë të lirë të nënshkruajnë me klube të tjera nga ky muaj.

 “Dikush duhet të shpjegojë si dhe pse kemi ardhur deri në këtë pikë, ku kapiteni dhe njëri prej legjendave të Real Madridit, lejohet të shfaqet në ekipe absurde të lojtarëve të cilët janë të lirë të nënshkruajnë marrëveshje me klube të tjera tani”, shkroi gazetari Alfredo Duro në Twitter.

Rene Ramos e ndau mendimin e Duros, duke e shpërndarë postimin e tij në Twitter, i cili qartazi e fajëson Real Madridin për çështjen  e kontratës së Ramosit.

Të ngjashme