Menaxheri i Hysajt flet për situatën e mbrojtësit te Napoli

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Elseid Hysaj mund të largohet në fund të këtij sezoni nga Napoli. Lajmi është konfirmuar edhe nga menaxheri i lojtarit Mario Giufferdi duke e lënë të hapur mundësinë e largimit nga napolitanët. “E ardhmja e Hysajt është ende e pasigurt.

Për shërbimet e tij janë interesuar shumë skuadra për të cilat do të flasim kur të vije koha”, u shpreh Giufferdi.

Mbrojtësi i krahut të djathtë është në vitin e fundit të kontratës me Napolin. Ai gjatë verës do të jetë futbollist i lirë pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.

27-vjeçari është pjesë e Napolit që nga viti 2015 kur u transferua nga Empoli.

Të ngjashme