Menaxheri i Khabibit: Mundësia e vetme që të ndodhë dueli me McGregor është në rrugë

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Menaxheri i Khabib Nurmagomedov, Ali Abdelaziz, e ka hedhur poshtë mundësinë e rimeçit me Conor McGregor, duke thënë se vendi i vetëm ku mund të ndodhë dueli është në rrugë.

Dy yjet e UFC-së e kanë shtuar dozën e rivalitetit prej se luftëtari nga Dagestani e mposhti irlandezin me nënshtrim në tetor të vitit 2018 në kuadër të ‘UFC 229’.

Në javët e fundit janë shtuar spekulimet se dy rivalët do të zhvillojnë një rimeç, duke qenë se Conor u kthye në tetëkëndësh me një triumf 40 sekondësh ndaj Donald Cerrone.

“Mundësia e vetme që të ndodhë dueli është në rrugë. Ai (McGregor) duhet të bëjë diçka spektakolare. Ai është pleh, e kuptoni?”.

“Conor McGregor është një prej yjeve më të mëdha, sepse është një prej llumave më të mëdhenj. Të jemi realë, neve nuk na pëlqen ai. Kurrë nuk do të na pëlqejë”, transmeton Telegrafi.

“Sigurish se secilën herë që ta shohim, do të jetë probleme. Ai ka folur gjëra për familjen, për religjionin, për racën. E ka kaluar kufirin… nuk guxon ta kalosh kufirin”, ka thënë menaxheri i Khabibit për ESPN.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme