Haluk Canatar, menaxher i futbollistit kosovar ka zbuluar se interesimi i klubeve evropiane për klientin e tij është i madh. 26 vjeçari mund ta vazhdojë karrierën në njërën prej tri ligave më të forta evropiane
Vedat Muriqi është bërë objektiv i klubeve angleze, spanjolle dhe atyre italiane.
Për këtë siguron menaxheri i futbollistit kosovar, Haluk Canatar.
Përfaqësuesi kosovar po shkëlqen këtë sezon me Fenerbahçen, njëjtë siç bëri sezonin e kaluar me Rizesporin.
Prandaj, 26 vjeçari mund ta bëjë hapin e radhës në karrierë gjatë verës që vjen.
Menaxheri i futbollit kosovar thotë se interesimin e klubeve evropiane ia ka transmetuar klubit aktual të prizrenasit.
“Ekziston një kontratë në mes të Muriqit dhe Fenerbahçes, e cila zgjat deri në vitin 2023. Prandaj, Vedati nuk ka të drejt ta marrë iniciativën që të transferohet në një klub tjetër pa e marrë lejen nga Fenerbahçe”, ka thënë Canatar.
“Gjithashtu, Fenerbahçen e kam njoftuar me emrat e klubeve të interesuara për Vedatin. Mund t’ju them se ka klube nga Italia, Spanja e Anglia që e duan lojtarin. Por, nuk mund të jap emra të klubeve që kanë komunikuar me mua”, ka shtuar menaxheri i futbollistit.
Ndër të tjera, Canatar ka thënë se Vedati është mjaft i lumtur në Fenerbahçe për momentin dhe se nuk e ka mendjen tek një klub tjetër.
Flitet se Muriqin në Itali e duan Lazio dhe Napoli.
Madje, “Biancocelesti” i kanë bërë gati 20 milionë euro për përfaqësuesin kosovar.
Në Angli, atë e duan disa klube si Tottenham, Manchester United, Newcastle United, Leicester City, Leeds United, West Bromwich Albion, Burnley dhe Brighton.
E në Spanjë ende nuk janë zbuluar emrat e klubeve eventuale që e duan Muriqin.
Muriqi i ka realizuar 15 gola deri tash këtë sezon me Fenerbahçen