Mendes në bisedime me PSG-në për Ronaldon

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Ronaldo mund të përfundojë në PSG.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Jorge Mendes, agjenti i Cristiano Ronaldos, është takuar me drejtuesit e Paris Saint-Germain, për të diskutuar për mundësinë që CR7 të transferohet në PSG.

Momentalisht, siç raportohet në Itali, PSG është e koncentruar në të ardhmen e Kylian Mbappe dhe nuk po mendon për operacione të tjera, por gjithashtu as nuk e kanë përjashtuar si mundësi.

Gjithashtu raportohet se CR7 mund të rikthehet edhe te ish klubi, Sporting Lisbona.

Ronaldo e mbylli sezonin e tretë me Juven me 36 gola në 44 paraqitje.

Në total, gjatë tri sezoneve në Itali, ai ka bërë 133 paraqitje, ka shënuar 101 gola.

Të ngjashme