Mendy: Silva më do më shumë se të dashurën e tij

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 13:38 | Nga

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, ka bërë shaka me shokun e skuadrës, Bernardo Silva, duke thënë se portugezi e do atë më shumë se të dashurën e tij.

Mendy, 23 vjeçar, u rikthye pas shtatë muajsh dëmtimi në fitoren e thellë të djelmoshave të Pep Guardiolës prej 5-0 kundër Swansea City në Premierligë të dielën.

Silva shënoi gol dhe e festoi atë me Mendyn, me të cilin ka raporte të shkëlqyera që nga koha kur ishin së bashku te Monaco në Francë.

“Silva më do më shumë se ushqimin (dhe gruan e tij)”, ka shkruar Mendy në “Twitter”.

Dy lojtarët në fjalë u transferuan në Etihad Stadium verën e kaluar. Silva i kushtoi Cityt 43.5 milionë funte, kurse Mendy 52 milionë funte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme