Mendyt i refuzohen kërkesa për lirim me kusht, mbetet në paraburgim

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësit të Manchester Cityt, Benjamin Mendy, i është hedhur poshtë kërkesa për lirimin me kusht të mërkurën dhe ai do të mbetet në paraburgim para fillimit të gjyqit kundër tij më 10 shtator, nën akuzat për përdhunim dhe sulm seksual.

Mendy është në paraburgim në Liverpool, në veriperëndim të Anglisë, që prej 27 gushtit, kur doli në gjykatë për t’u përballur me akuzat.

Avokati bëri kërkesë për herë të dytë për lirimin me kusht të Mendy gjatë një seance të mbyllur gjyqësore që kishte zgjatur 50 minuta, por ajo iu refuzua përsëri.

Mendy nuk mori pjesë në seancë.

Mbrojtësi francez akuzohet për tri sulme seksuale në tri gra të ndryshme, përfshirë për sulm ndaj një të miture në shtëpinë e tij. Tri prej përdhunimeve dyshohet të kenë ndodhur në tetor të vitit 2020.

Ai akuzohet se e ka sulmuar seksualisht një grua në fillim të janarit të këtij viti. Ai po ashtu akuzohet se e përdhunoi një grua muajin e kaluar.

Mendy është pezulluar nga Manchester City, në pritje të hetimit ndaj tij.

Mendy iu bashkua gjigantit anglez nga Monaco në vitin 2017 dhe e ka fituar Premierligën tri herë.

Të ngjashme