Mërgim Berisha arrin marrëveshje me Fenerbahcen

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Mërgim Berisha thuhet se ka arritur marrëveshje me Fenerbahcen dhe sot (e enjte) pritet të prezantohet, raporton Fanatik.

Lojtari shqiptar aktualisht luan te Red Bull Salzburgu dhe forma e tij e lartë ka bërë që gjiganti turk t’i marrë shërbimet e tij.

Lojtari 23-vjeçar luajti 42 ndeshje në edicionin e kaluar në kampionatin e Austrisë, duke shënuar 22 gola dhe 14 asistime.

Nga këto statistika të mrekullueshme, Fenerbahce është hedhur menjëherë në sulm, për t’i siguruar shërbimet e tij.

Një tjetër transferim i Fenerbahces do të jetë edhe Max Meyer që është pjesë e Kolnit, duke realizuar kështu një transferim të dyfishtë.

Kujtojmë se afati kalimtar në Turqi mbyllet më 8 shtator dhe klubet do të kenë ende kohë për t’i bërë edhe disa kalime të tjera.

Të ngjashme