Mërgim Berisha mund të përfundojë në Bundesligë, e do klubi gjerman

Prishtinë | 11 Kor 2022 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Mërgim Berisha është lënë i lirë nga Fenerbahçe për ta zgjedhur klubin e ri pasi nuk bën më pjesë në planet e gjigantit turk.

Dhe, futbollisti kosovar ka nisur të bëhet objektiv i klubeve evropiane, e posaçërisht të atyre gjermane.

Ish-futbollistit të Salzburgut ia ka vënë syrin Mainzi, shkruan “Gazeta Express”.

Sipas mediave gjermane, 24 vjeçari pëlqehet nga klubi elitar gjerman, i cili krahas tij synon ta transferojë edhe Angelo Fulginin e Angers.

Trajneri i Mainzit, Bo Svensson së fundmi e ka pranuar se klubi nga Bundesliga ka nevojë për më shumë kualitet, ndërsa ua dha lamtumirën lojtarëve si Boetius, Moussa Niakhate e Heremiah St. Juste.

Berisha nuk e ka treguar veten sa duhet në Turqi në sezonin e tij të parë duke i realizuar 7 gola në 31 ndeshje.

Prandaj, ai mund të rilind në Bundesligë.

Siç dihet, Berisha është pjesë e Kombëtares U-21 të Gjermanisë, ndërsa në pritje të tij është Kombëtarja A e Kosovës. 

Të ngjashme