Mërgim Berisha po shkëlqen në Ligën e Evropës te Fenerbahce, sulmuesi shqiptar shënon super gol dhe asiston

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 21:50 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha, ka gjetur golin në Ligën e Evropës me Fenerbahcen.

Klubi turk po luan si mysafir i Antwerp, ku pa u mbyllur pjesa e parë kanë shënuar tri herë.

Goli i parë u shënua nga Hakan Mert Yandas, ndërsa në golin e dytë Berisha asistoi te Max Meyer.

Berisha gjeti golin persona në minutën e 29-të për rezultatin 3-0 me një goditje volej nga brenda zonës.

Turqit duken afër fitores së parë në fazën e grupeve, ndërsa kualifikimi mbetet ende i hapur. 

Të ngjashme