Mërgim Vojvoda feston sot ditëlindjen

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti kosovar, i cili aktualisht është pjesë e ekipit italian Torino, Mërgim Vojvoda sot feston ditëlindjen e tij të 26-të.

Mbrojtësi i djathtë aktualisht po kalon nëpër një fazë rikuperimi pas një lëndimi të vogël që e pësoi.

26-vjeçari nga Skënderaj siguroi një lëvizje tek ekipi i Torinos nga Standard Liege, pas paraqitjeve të mira që pati si me ekipin belg ashtu edhe në ndeshjet e Kosovës.

Urimet për të kanë qenë pafund, ndërsa vet lojtari i ka postuar në profilin e vet zyrtar në Instagram disa prej tyre.

Edhe klubi i Torinos ia uroi me një postim në profilin e tyre zyrtar në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme