Meritan Shabani debuton me ekipin e parë të Bayernit

Prishtinë | 28 Pri 2018 | 22:45 | Nga

Bayern Munich po luan me Eintracht Frankfurtin në kuadër të xhiros së 32-të në Bundesliga.

Gjiganti bavarez po pushon lojtarët kryesor për ndeshjen e kthimit ndaj Realit, ndërsa në formacionin startues është kosovari, Meritan Shabani.

Bayerni ka siguruar titullin e kampionit më herët, ndërsa mendjen e ka vetëm te ndeshja e kthimit ndaj Realit të cilën do ta luaj të martën.

Shabani është rritur në akademinë e Bayern Munichut dhe është pjesë e gjigantit gjerman që nga 2006.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme