Meritan Shabani pranë klubit anglez

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Sot është dita e fundit e afatit kalimtar për klubet e Premier Ligës.

Mesfushori shqiptar Meritan Shabani është shumë afër transferimit te klubi anglez, Wolves.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se Wolvesi është afër të kompletojë transferimin e 20 vjeçarit nga Bayerni.

Shabani momentalisht gjendet në Britani për të finalizuar marrëveshjen personale me klubin anglez, pasi ajo ndërmjet dy klubeve është arritur.

Ai me këtë rast do të kryejë edhe testet mjekësore para zyrtarizimit te Wolvesi.

Mesfushori sulmues ka vetëm edhe një vit kontratë me Bayernin, derisa pritet që menjëherë të bashkohet me ekipin U23 të Wolvesit.

Të ngjashme