Merr fund makthi për dy yjet e NBA-së, shërohen nga coronavirusi

Prishtinë | 28 Mar 2020 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Ka marrë fund makthi i coronavirusit për dy yjet e NBA-së, Donovan Mitchell dhe Rudy Gobert.

Dy basketbollistët e parë në NBA që rezultuan pozitiv nga coronavirus janë pastruar sërish dhe testi i fundit i tyre ka dalë negativ.

Basketbollistët e Utah Jazz u konfirmuan si të prekur nga kjo pandemi më 11 mars dhe që nga ajo kohë ata kanë qëndruar të izoluar në shtëpitë e tyre.

Edhe pse kanë kaluar këtë virus, Gobert dhe Mitchell do të vazhdojnë të mbeten të distancuar edhe për disa ditë nga pjesa tjetër e skuadrës.

Përkundur dy të infektuarve, pjesa tjetër e klubit të Utah Jazz kishin dalë negativ pasi kishin bërë testet.

Me të dalë negativ në testin e dytë, Donovan Mitchell ka postuar një video në rrjetet sociale duke vendosur vetëm një emoji duke u lutur.

Përveç dy lojtarëve të Jazz, të infektuar janë edhe dy basketbollistët e Lakers, katër të Brooklyn Nets, një i Detroit Pistons dhe një tjetër i Boston Celtics. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme