Merret vendimi për ndeshjen që Bayerni e luajti me 12 lojtarë në fushë

Prishtinë | 08 Pri 2022 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit e Gjermanisë (DFB) ka vendosur në favor të Bayern Munichit lidhur me ndeshjen ndaj Freiburgut në kuadër të javës së 28-të në Bundesligë.

Në këtë ndeshje, kampioni në fuqi gjerman për afro 20 sekonda kishte luajtur me një futbollist më shumë, shkruan Gazeta Express.

Klubi i Freiburgut pastaj kishte parashtruar ankesë në Federatë, por kjo nuk është marrë për bazë dhe ndaj Bayernit nuk është shqiptuar asnjë dënim.

Sipas vendimit të Gjykatës Sportive të DFB-së, faji nuk i takonte Bayernit për këtë gabim, por gjyqtarëve të ndeshjes.

Sipas kësaj Gjykate, gjyqtari i katër duhej të kishte pritur derisa lojtarët e zëvendësuar të largohen nga fusha e lojës, para se të lejonte hyrjen e zëvendësuesve të tyre.

“Bavarezët” kishin shënuar fitore në këtë ndeshje me rezultatin 1:4, fitore dhe rezultat i cili është regjistruar nga Federata e Futbollit e Gjermanisë.

Të ngjashme