Mertens e Callejon do të largohen nga Napoli

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Dries Mertens dhe Jose Callejon pritet që në fund të këtij edicioni të largohen nga skuadra e Napolit, ka raportuar të premten “Gazzetta dello Sport”.

Mësohet se asnjëri prej sulmuesëve nuk janë bindur nga oferta e Napolit për të rinovuar kontratat, kështu që kanë vendosur të largohen në fund të këtij edicioni kur edhe do të mbesin lojtarë të lirë.

Mertens 32-vjeçar, është pjesë e Napolit prej vitit 2013 dhe këtë edicion ka shënuar pesë gola në tetë ndeshje.

Ndërsa, Callejon 32-vjeçar, ka një gol e katër asistime në nëntë paraqitje kurse pjesë e Napolit është prej vitit 2011 kur u transferua nga Real Madridi. Sipas gazetës italiane, si Mertens ashtu edhe Callejon pritet që edicionin tjetër të luajnë në MLS.

Të ngjashme