Mertens i hapur për kalim në Ligën Premier

Prishtinë | 10 Nën 2017 | 14:16 | Nga

Sulmuesi belg i Napolit, Dries Mertens është i hapur për një lëvizje të ardhshme në Angli apo më saktë në Ligën Premier, ku janë të interesuara skuadrat e mëdha.

Reprezentuesi i Belgjikës ishte i lidhur me gjigantin anglez, Manchester Unitedin, gjatë sezonit të kaluar.

Mertens gjithashtu u lidh edhe me dy skuadrat tjera të mëdha angleze, Arsenalin dhe Liverpoolin, pasi ishin të joshura nga klauzola prej 30 milionë eurove.

Por, kur u pyet nga mediumi Sky Sports për të ardhmen e tij, sulmuesi nuk pranoi të konfirmonte nëse ai do të transferoj në Angli në muajt e ardhshëm.

“Unë jam i lumtur në Itali dhe jam mirë në Napoli, por ndoshta në të ardhmen do të mund të vijë në Angli”, ka deklaruar fillimisht Mertens për Sky Sports.

Mertens kohët e fundit mori shije të futbollit anglez kur luajti kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

“Ata nuk janë të pandalshëm sepse lojën në shtëpi e kemi luajtur shumë mirë dhe kemi pasur shanse për ta bërë atë 3-2 dhe nuk i kemi shënuar ato, teksa dy sekonda më vonë ata shënuan për 3-2”, shtoi ylli i Napolit.

“Ky ishte një zhgënjim, por unë mendoj se ata kanë një ekip shumë të mirë, po punojnë, po bëjnë vërtet të mirë, por si çdo ekip, do të ndalen një ditë”, përfundoi belgu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme