Mertens mendon për transferim në Kinë

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi belg Dries Mertens pranon se do të shqyrtonte të kalonte në Kinë, por pasi t’i skadojë kontrata e tij me Napolin.

Sulmuesi belg ka një klauzolë për lirim në kontratën e tij me Napolin në vlerë 28 milionë euro.

Mirëpo, ai nuk mendon të largohet para se t’i skadojë kontrata në vitin 2020.

“Kurrë nuk i dihet. Për një vit unë e përfundoj kontratën time me Napolin dhe ndoshta atëherë do të kaloj në Kinë. Pse kam refuzuar ofertën më herët? Unë kam preferuar të qëndroj në Evropë për t’u zhvilluar”, ka thënë Mertens për “South China Morning Post”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme