Mesazhi i dhimbshëm i Neymarit pas vendimit për t’u operuar

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 09:47 | Nga

Neymar do të operohet këtë fundjavë në Brazil, duke humbur pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Skuadra e PSG-së në marrëveshje me Kombëtaren e Brazilit dhe Neymar kanë vendosur që lojtari të operohet këtë fundjavë.

Neymar theu ashtin e pestë në ndeshjen ndaj Marseille, duke humbur kështu ndeshjen e ardhshme ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Ai përmes një postimi në Instagram thotë se kjo pengesë nuk do ta ndal atë.

“Pengesat nuk duhet të ju ndalojnë. Nëse keni një muri përpara, mos u dorëzoni. Gjeni një mënyrë si ta kaloni”, shkruan Neymar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme