Mesazhi i Cristiano Ronaldos pasi nisi punën me Juventusin

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo thyen heshtjen dy ditë pas kthimit të tij në Torino. Portugezi ka publikuar një postim në italisht në profilet e tij në rrjetet sociale, shoqëruar me foton e parë të sezonit të ri të veshur me uniformën bardhezi të stërvitjes.

“I lumtur që i kthehem punës!”, është ky mesazhi i CR7, i cili ende pret të përcaktohet më qartë e ardhmja e tij.

Hipoteza e një lamtumire të portugezit ende nuk është hedhur poshtë plotësisht nga drejtuesit e Juventusit.

PSG është vigjilent dhe po e monitoron me shumë kujdes situatën, gati për të hedhur hapa konkretë në rast të lamtumirës së Mbappesë.

Shumë do të varet nga takimi ballë për ballë me Allegrin. Portugezi është i shqetësuar të kuptojë se ç’plane ka në mendje tekniku toskan, i cili duket se dëshiron ta ketë pikë referimi në rreshtimin 4-2-3-1.

Kjo është arsyeja pse mesazhi i CR7 mund t’i drejtohet indirekt atij, i gatshëm për ta vënë veten në dispozicion të trajnerit.

Të ngjashme