Mesazhi i Drenthes për Ramosin që e mbështesin 90% e madrilenëve

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Drenthe e ka këshilluar Ramosin që të qëndrojë në Madrid.

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit me fanellën e “Los Blancos”.

Ai është në vitin e fundit të kontratës dhe deri më tani nuk ka pasur risi për rinovimin e saj.

Sido që të jetë, ish futbollisti i Realit, Drenthe, e ka këshilluar Ramosin që të vazhdojë të qëndrojë në Madrid.

“E di që je shumë madrilen, dua të të shoh ende në Madrid”, tha Drenthe në “El Chiringuito”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme