Mesazhi i Rrahmanit pas golit të parë dhe dështimit të Napolit për t’u kualifikuar në Champions

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht dështimit për t’u kualfikuar në Champions, Rrahmani është krenar me sezonin e Napolit. Ai nuk luajti asnjë minutë personalisht nga gushti deri në janar, derisa e mbylli sezonin me 20 paraqitje – duke qenë më i rëndësishëm për Gennaro Gattuson në pjesën e dytë të sezonit.

Amir Rrahmani më në fund e ka gjetur golin e parë me fanellën e Napolit.

Ai shënoi në sfidën e fundit në Serie A për sezonin 2020/21, sfidë që për Napolin ishte si një finale, pasi kërkonte kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Por, ky gol i Napolit nuk vlejti shumë pasi Hellas Verona shumë shpejt e barazoi rezultatin 1-1 për t’ia mundësuar Juventusit pozitën e katërt, derisa Napoli zbriti në Europa League.

Lidhur me golin e parë dhe luftën që bëri kjo skuadër gjatë gjithë sezonit, ka reaguar Rrahmani.

“Më në fund goli i parë në Serie A”, shkroi ai në instastory duke publikuar golin, derisa më pas bëri edhe një postim duke shkruar: “Krenar me këtë skuadër”.

Të ngjashme