Mesfushori belg pranon kontratën e re të Manchester Cityt

Prishtinë | 04 Jan 2021 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Kevin De Bruyne është afër nënshkrimit të një kontrate të re pesëvjeçare me Manchester Cityn.

Sipas mediave angleze, mesfushori ka pranuar të mbetet në “Etihad”. Ylli belg ka edhe dy vjet e gjysmë kontratë dhe me vazhdimin e saj do të mbetet pjesë e klubit deri në vitin 2025.

Me kontratën e re mesfushori do të përfitojë rreth 320 mijë funte në javë. 29-vjeçari është pjesë e Cityt që nga viti 2015, kur u transferua nga Wolsburgu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme