Mesfushori i Luzern, Lorik Emini konfirmon ftesën: I gatshëm të luaj për Kosovën

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 18:33 | Nga Ekonomia Online

Këto ditë është raportuar se Lorik Emini ka pranuar ftesën nga Kosova dhe do të luajë në ndeshjen miqësore në qershor.

Emini është 21 vjeçar dhe luan pozitën e mesfushorit, ku ka bërë paraqitje të mira për skuadrën e Luzernit.

Së fundmi, ai ka ndarë një fotografi në ‘insta-story’ të tij, duke treguar se është i gatshëm për ndeshjet e Kosovës.

Ai këtë sezon ka regjistruar 27 paraqitje për skuadrën e tij por nuk ka arritur të shënojë gol.

Emini do të shtonte konkurrencën në pozita ku Kosova ka më shumë nevojë.

Të ngjashme