Mesjava e rezervuar për futbollin kosovar, dy takime që nuk duhet humbur

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Futbolldashësit kosovarë do të kenë çfarë të shikojnë në këtë mes-javë, pasi janë dy ndeshje mjaftë interesante që fillojnë nga ora 16:30.

Këtë të mërkurë do të zhvillohen dy përballje mjaftë interesante në Kupën e Kosovës, aty ku përcaktohen dy skuadrat që kalojnë në finale.

Feronikeli do të jetë nikoqir i Ballkanit, derisa Drenica do të pret Prishtinën, e që pritet të jenë takime mjaftë interesante.

Për dallim nga bardhekaltrit që kanë përfunduar punë me skuadrën nga Skenderaj me rezultat 3-0 nga ndeshja e parë, në Drenas do të përcaktohet fituesi, shkaku që takimi ishte mbyllur 0-0 në Therandë.

Drenica do të kërkojë të bëjë mrekulli, shkaku që në futboll asgjë nuk është e përfunduar, mirëpo vëmendja do të jetë te derbi mes Feronikelit dhe Ballkanit.

Të dy klubet po kalojnë nëpër formë të mirë, edhe pse për skuadrën që udhëhiqet nga Ismet Munishi nuk po shkojnë gjërat si duhet, shkaku i dy barazimeve në dy ndeshjet e fundit.

Kujtojmë se skuadra që arrin të marrë në duar trofeun e dytë më të rëndësishme në Kosovës, kualifikohet direkt për në Ligën e Evropës.

Të ngjashme