Mësohen 18 gjyqtarët që do të referojnë në Kampionatin Evropian

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Kampionati Evropian tashmë është shumë pranë fillimit dhe përgatitjet për këtë eveniment kaq të madh të futbollit evropian janë në fazën finale.

Janë përcaktuar stadiumet se ku do të luhen ndeshjet si dhe janë mësuar pothuajse shumica e listave të futbollistëve nga kombëtaret që do të marrin pjesë në të, përcjell GazetaBlic.

Njëri nga elementët kryesor të kësaj ngjarje janë edhe gjyqtarët të cilët do të përkujdesen për ndarjen e drejtësisë. Tashmë janë mësuar emrat e tyre që do të udhëheqin me ndeshjet e këtij kompeticioni të madh.

Janë gjithsejtë 18 gjyqtarë që janë përzgjedhur nga UEFA që të jenë pjesë e këtij kampionati dhe kjo është lista:

Felix Brych, Cüneyt Çakır, Carlos Del Cerro Grande, Andreas Ekberg, Orel Grinfeeld, Ovidiu Alin Hategan, Sergei Karasev, Istvan Kovacs, Bjorn Kuipers, Danny Makkelie, Antonio Miguel, Mateu Lahoz, Michael Oliver, Daniele Orsato, Artur Manuel Ribeiro Soares, DiasDaniel Siebert, Anthony Taylor, Clément Turpin, Slavko Vinčić.

Ndryshe, Kampionati Evropian do ta zhvillohet nga e premtja e datës 11 qershor 2021 deri në të dielën e datës 11 korrik 2021.

Të ngjashme