Mësohen çiftet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Prishtinë | 09 Mar 2018 | 14:44 | Nga

Janë mësuar çiftet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, pas hedhjes së shortit sot në Prishtinë.

Prishtinës i ka rënë shorti të luajë me skuadrën e Ligës së Parë të Kosovës, Vushtrrinë, ndërsa Drenica do të ndeshet me Vëllaznimin në gjysmëfinalen tjetër, raporton Express.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 4 prill, ndërsa ato të kthimit më 18 prill.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme