Mësohen edhe katër skuadrat tjera që kalojnë në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Janë zhvilluar edhe katër ndeshje të 1/8-tës në Kupën e Kosovës, ku janë mësuar emrat e skuadrave të kualifikuara.

Pas Prishtinës, Drenicës dhe Llapit, kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës e kanë siguruar edhe katër skuadra tjera gjatë ditës së sotme.

Feronikeli, A&N, Istogu dhe Trepça ’89 janë ekipet që kanë siguruar kalimin në çerekfinale, pasi fitoreve të arritura.

Befasia më e madhe e kësaj faze padyshim se ishte humbja e Gjilanit nga Istogu me rezultat 2-0.

Feronikeli fitoi minimalisht 1-0 derbin e Supërligës ndaj Arbërisë, ndërsa 89-shi e mposht thellë 4-0 Ferizajn.

A&N u tregua e fortë për Flamurtarin duke e mposhtur 1-0 dhe duke siguruar çerekfinalen e Kupës së Kosovës.

Nesër (e enjte) zhvillohet edhe takimi i fundit apo i tetë i kësaj faze, ku Dukagjini pret 2 Korrikun.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme