Mësohen përballjet për çerekfinalen e Kupës së Amerikës

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar faza e grupeve që u zhvillua në Kupën e Amerikës.

Tetë Kombëtare që u renditën në pozitat një, dy, tre dhe katër nga grupi A, respektivisht B kanë siguruar kalimin në çerekfinale.

Kësisoj, janë mësuar edhe të gjitha çiftet çerekfinale, me ndeshjen më interesante që është mes Brazilit dhe Kilit.

Të gjitha çiftet çerekfinale të Kupës së Amerikës:

Argjentina – Ekuadori

Uruguai – Kolumbia

Brazili – Kili

Peru – Paraguai

Ndeshja e parë që do zhvillohet është mes Perusë dhe Paraguait, me saktësisht me 2 korrik 2021.

Të ngjashme