Mësohet e ardhmja e Luka Modric

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Luka Modric do të mbetet te Real Madrid edhe sezonin e ardhshëm.

Mesfushori kroat, Luka Modric, do të jetë pjesë rëndësishme e formacionin të Zinedine Zidanes te Real Madrid në sezonin e ri.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Cadena Cope’, që shkruan se Modric do të vazhdojë qëndrimin te Real Madrid, përcjell ‘lajmi.net’.

Mediet në Spanjë bëjnë të ditur se një numër i lojtarëve do të largohen nga Santiago Bernabeu në fund të këtij sezoni.

Por, ky ‘eksod’ i madh nuk do të ndikojë edhe te Modric, që do të mbetet në fanellën ‘Los Blancos’.

Për mesfushorin 33 vjeçar, verën e kaluar interesim ka shprehur Interi.

Të ngjashme