Mësohet emri i skuadrës së ardhshme të Aaron Ramsey

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Aaron Ramsey do të largohet nga Arsenali në fund të sezonit, për t’u transferuar te Milan në Serie A.

Qëndrimi disa vjeçar në futbollin anglez për reprezentuesin uellsian po shkon drejt fundit.

Mesfushori 27 vjeçar është në përfundim të kontratës me Arsenalin dhe në fund të sezonit do të largohet.

Media në Itali vazhdojnë të shkruajnë për interesimin e madh të Milanit për shërbimet e tij, përcjell ‘lajmi.net’.

Transferimin e tij te Milan e kanë afruar edhe bastoret, që kanë ulur jashtëzakonisht shumë kuotat për mundësinë e finalizimit të këtij transferimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme