Mësohet ora e fillimit të meçit Joshua – Ruiz

Prishtinë | 05 Dhj 2019 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr do të ngjiten sërish në ring, për të kontestuar titullin e botës në boks për peshat e rënda.

Dy boksierët e njohur kanë kryer të gjitha matjet dhe më 7 dhjetor pritet të jenë në ring për ndeshjen që do të zhvillohet në Arabi Saudite.

Ky meç, sipas kohës tonë lokale do të zhvillohet nga ora 21:30.

Platforma Kujtesa ka siguruar të drejtat televizive për shfaqjen e këtij spektakli.

Në meçin e parë të zhvilluar në qershor, Ruiz kishte befasuar të gjithë, duke rrahur Joshuan, duke i marrë edhe titujt e botës në peshat e rënda.

Joshua në meçin e së shtunës është i vendosur të fitojë rripat e tij përsëri dhe është gati për një luftë të tretë me Ruiz vitin e ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme